Mr. Nebahat Imeri- Psikologe e licencuar nga Oda e Psikologëve të Maqedonisë Veriore për ushtrim të veprimtarisë psikologjike. Magjistre e Psikologjisë Klinike. Geshtallt Këshilluese dhe edukante në nivelin e dytë pë psikoterapi. Emi Practicioner (Eye Movement Integration Therapy). Themeluese e shoqatës së psikologëve, këshilluesve dhe psikoterapeutëve  “CORTEX “ Tetovë. Bashkëthemeluese e Shoqatës “EMI North Macedonia” –Tetovë.

Anëtare e Rrjetit Nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, ku jep mbështetje psikologjike për viktimat.Njëkohësishtë është e angazhuar si këshilluese në Shoqatën për persona me sëmundje të rralla “Life with Challanges” në dhënien e mbështetjes psikologjike,këshillim dhe psikoterapi. Gjithashtu e angazhuar edhe në Shoqatën Institusti pë zhvillim të bashkësive “CED”- si psikologe–konsultantee në dhënien e ndihmës psikologjike në fuqizimin e të rinëjve përmes mundësive të reja.

Punon dhe zhvillon punën e saj praktike në kuadër të CORTEX-it si këshilluese -ku punon me klient në terapi individuale (adoleshent dhe të rritur) si dhe terapi grupore kryesisht me fëmijë dhe adoleshent. Udhëheqë dhe organizon trajnime, seminare me tema të ndryshme në fushën e psikologjisë dhe psikoterapisë.

Në punën  e saj praktike zhvillon qasje integrative në psikoedukim, psikoterapi dhe këshillim. Në kontinuitet punon në ngritjen e saj profesionale në fushën e këshillimit dhe psikoterapisë  ku ndjek Workshope, Trajnime dhe Kongrese të ndryshme në fushën e Psikoterapisë.

Leave a Reply

Required fields are marked *